Marquez nuk e ka shume me ngut: Objektivi i vetem eshte te kuptoj si jam

Marc Marquez i habiti te gjithe teksa u kthye serish ne pisten e Jererz 4 dite pas operacionit te kryer ne krah, por tani eshte gati t’i beje hapat me radhe. ‘Arrita ne piste diten e enjte pas operacionit te kryer ne Barcelone dhe i kalova testet mjekesore pasdite-tha Marquez qe nuk mori pjese ne provat e lira te se premter-kjo do te thote se mund te garoj dhe pasi fola me Honden vendosem pjesemarrjen direkt ne pasditen e kesaj te shtune. Fjeta mire, sigurisht qe ndjej dhimbje, por kreva nje sesion te mire fizioterapie. Me skuadren vendosem nje objektiv; te shohim se si do te jete gjendja ime ne prova. Te shohim si eshte krahu, per te vendosur me pas objektivat’.

Pra, 8 here kampioni i botes nuk mendon per garen, por fillimisht do te vendose ne prove rezistencen e tij ne pisten andaluziane. Fillimisht rikthimi i tij ne piste u mendua ne 7-8 gusht, por ai e perafroi ate. Nese zgjedhja e tij do te rezultoje fituese apo jo, kete vetem pista do ta tregoje.

Sfidanti.al