Markez i kënaqur me Hondën: Jemi gati për të nisur sezonin

Honda ka shënuar një bilanc pozitiv gjatë testeve parasezonale të zhvilluar në Losail të Katarit. Si Mark Markez ashtu edhe Horhe Lorenzo janë shfaqur të kënaqur me progresin e bërë dhe janë shprehur se ndihen gati për filllimin e kampionatit.

‘E ndjej veten që jam gati për të nisur sezonin-tha Markez-kemi kryer shumë xhiro, kemi punuar shumë duke bërë hapa të tjerë para. Nuk jemi ende në 100% të formës, por kemi një ndjenjë pozitive. katari është një pistë që e vuajmë disi, por në këto teste u shfaqëm në një nivel me të tjerët. Ishte pak e vështirë me erën dhe temperatuart e pistës, por e bëmë atë që na duhej’

Ndërsa Horhe Lorenco deklaroi: ‘Mund ta drejtoja më mirë motorin tim, i kemi përmirësuar gjërat dhe kembi bërë një hap të madh për të qenë kompetitivë. Jemi shumë të kënaqur, potenciali e kemi dhe për mua kjo ishte vetëm dita ime e tretë si piloti zyrtar i Hondës, sepse më parë nuk isha plotësisht në forme. Kur të jem në një formë akoma më të mirë, do të qëndroj akoma më mirë mbi motor dhe do të mund të jemi më të fortë’

sfidanti.al