Mallkimi i Alonsos, 18 000 km rrugë, por asnjë xhiro në pistë!

Është dy herë kampion i botës, por nuk kuptohet mirë sesa herë ëshë i mallkuar. Fernando Alonso, ndoshta vërtet po truan momentin kur vendosi të firmoste për Meklarenin, ndërsa karriera e tij po shkon keq e më keq. Si të mos mjaftonin garat e para të sezonit që nuk sollën asgjë të mirë, ja ku erdhi kulmi në Çmimin e Madh të Rusisë në Soçi. Spanjolli ishte më përpara në Indianapolis për të marrë pjesë në garën e shpejtësisë në SHBA, ndërsa më pas udhëtoi për në qytetin në breg të Detit të Zi.

Ai bëri 9 200 km për të mbërritur në Soçi, por gara e tij përfundoi pa nisur pasi makina pati defekt. Alonso nuk arriti të realizonte as startin, ndërsa organizatorët bënë një tjetër xhiro formatimi për makinat e mbetura në pistë. Pas këtij dështimi, ai u kthye përsëri në Amerikë, duke bërë edhe mbi 9 000 km të tjera, pra gjithsej udhëtoi rreth 18 000 km për të mos bërë asnjë xhiro.

Sfidanti.al