Lorenco pranë kthimit në MotoGP; do të jetë piloti I testeve të Jamahës

Horge Lorenco e ka të vështirë që të qëndrojë larg ambienteve të MotoGP. Ish piloti I Hondës, që pak më shumë se 1 muaj para deklaroi tërheqjen nga garat, duket se ka vendosur që të kthehet sërish në pistë, por tani si një pilot I testeve. Mësohet se Lorenco do të kthehet pikërisht te skuadra që arriti ta nxjerrë kampion botë në MotoGP, Jamaha M1.

Piloti nga Majorka në këtë mënuyrë do të ketë mundësi të ndihmojë ‘armikun’ e tij të vjetër Rossi që do të pranonte me shumë kënaqësi këtë ndihmë dhe bashkëkombasin Maverik Vinjales për t’u rikthyer në vendet  e para në MotoGP dhe pse jo për të thyer ‘kanibalin’ Mark Markez

Lëvizja e Lorencos është e njëjta si ajo e spanjollit tjetër, Dani Pedroza që pasi iu tha lamtumirën garave, vendosi të bëjë rolin e pilotit të testeve për skuadrën KTM

Sfidanti.al