Lochte, hidhet sërish ne ujë: Rikthimi në garat e notit, per djalin tim

Pas 10 muajsh pezulli, Ryan Lochte iu rikthehet garave të notit. 33 vjecari u ndëshkua vitin e kaluar për skandalin e tij në Rio de Janeiro teksa dha një dëshmi të rreme në lidhje me një grabitje të ndodhur në një pikë karburanti, dicka që rezultoi jo e vërtetë. Lochte ishte i pranishëm në një turne amerikan ku mori pjesë në garën e 100 m shpinë duke arritur të kualifikohet në finalen e kësaj disipline dhe kjo ndodhi vetëm 2 ditë pasi ai festoi ditëlindjen e tij. por lajmi më i bukur për notarin amerikan është se përpara dy muajsh ai u bë babai i vogëlushit Caiden.

‘Duhej ta rinisja diku aktivitetin tim-tha lochte-ky është një hap përpara.një nga gjërat më të rëndësishme që mësova në vitin e fundit ështe se jam një luftëtar. Dua t’i tregoj tim biri se nëse  punon vazhdimisht do të mund të arrijë gjithcka në jetë-vijoi Lochjte-kjo është arsyeja kryesore që u ktheva në pishina. Cdo gjë e bëj për të. Dua t’i tregoj djalit tim se cfarë bën babai i tij kur është i apasionuar pas dickaje’.

sfidanti.al