Ljuis Hamilton teste sekrete me Jamaha R1 në Herez

Ka kaluar një javë nga përfundimi i Botërorit të Formula 1, por Ljuis Hamilton duket se nuk është lodhur nga garat. piloti britanik, 5 herë kampion bote që ësghtë i apasionuar edhe pas motorëve dhe është ambasadori i MV Agusta, ditën e shtunë ishte i pranishëm në pistën e Herez de La Frontera për të testuar jamaha R1 në një mënyrë krejtësisht anonime duke u përziere më dhjetëra pilotë amatorë angleze, madje u bë protagonist edhe i një rrëshqitje.

Sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, Hamilton ishte i shoqëruar nga disa miq të tij dhe pati mundësinë që të ndiqej nga një instruktor i vecantë si Aleks Lous, piloti i Jamahës në Superbike. por këshillat e lous i shërbyen deri në një farë pike Hamiltonit që pati një rrëshqitje të lehtë duke dëmtuar motorin. vetë hamilton që qëndroi gjatë gjithë kohës në ambientet e brendshme të bokseve kur nuk kishte kaskën në kokë për të mos u njohur, nuk pësoi gjë pas rrëshqitjes dhe u kthye sërish në pistë por me një motor tjetër.

sfidanti.al