Leonard, “Zonja e Parë” që shkatërroi sezonin e Los Anxhelos Klipersave!

Mbërriti nga Toronto me aureolën e një kampioni të madh, dhe padyshim që ishte një lojtar i veçantë. Kauai Leonard mendohej ta përforconte ndjeshëm Los Anxhelos Klipersin, madje së bashku me Pol Xhorxhin ta bënte pretendentin e parë për të fituar titullin në NBA. Kështu mendohej nëntorin e kaluar, por faktet dolën ndryshe. Klipersat pësuan disfatë në plej ofin e organizuar në Floridë, dhe nga brendësia e skuadrës po dalin lajme mbi marrëdhëniet aspak të mira mes lojtarëve. Basketbollistët e tjerë u mërzitën shumë nga trajtimi i veçantë që kërkonte Leonardi, aq sa kjo prishi harmoninë e grupit. Besohet se kjo gjë ndikoi në vështirësitë e mëdha për të eleminuar Dallasin dhe në disfatën e pësuar nga Denveri. Nuk dihet nëse dyshja Leonard-Xhorxh do të vazhdojë pas vitit 2021.

Sfidanti.al