Lëklerk mahnit përsëri, në Rusi vjen pole position i katërt radhazi

Sharl Lëklerk nuk rresht së befasuari dhe shkruan një faqe të re në historinë e Ferrarit. Piloti nga Monako fitoi pole position në Cmimin e Madh të Rusisë, i katërti radhazi për të për këtë sezon. Ferrari nuk shënonte një rezultat të tillë përsa u përket provave kualifikuese që nga viti 2000 me Mikael Shumaher i cili e coi në 7 këtë numër duke përfshirë 3 garat e para të botërorit 2001.

Për më tepër, Lëklerk konfirmohet edhe si piloti më i mirë për pole positioni sezonit duke rezultar i pakapshëm edhe për një specialist në këtë aspekt si Ljuis Hamilton që u rendit në vendin e dytë duke fituar kënaqësinë që i prishi festën Ferrarit që po kërkonte të pushtonte vijën e parë të nisjes duke i a rrëmbyer atë vend Fetelit për vetëm disa të mijëtat

N ë vijën e dytë do të niset edhe Valteri Botas që është i katërti, por kjo falë penalizimit të Vershtapen. në fakt ishte holandezi që shënoi kohën e 4 më të mirë, por ai u penalizua me 5 poizicione pasi zëvendësoi motorin endotermik të Njësisë së fuqisë së makinës së tij, që do të thotë se Vershtapen do të nisë garën nga vendi i nëntë.

sfidanti.al