Lejkërs, pas Lebronit e Djevisit doni edhe Antetokumbon?!

Një gazetë spanjolle e quan “nëna e të gjitha bombave”, siç ishte shprehja dikur “nëna e të gjitha luftërave”. E tillë padyshim që do të ishte një transferim i Janis Antetokumbos tek Los Anxhelos Lejkërsat, për t’u bashkuar me Lebron Xhejmsin dhe Entoni Dejvisin. Këto janë njoftimet nga përtej Atlantikut, të shoqëruara me kombinimet e ndërlikuara për rinovimet dhe vonesat në bisedime për kontratat që vlejnë dhjetëra milionë USD në vit. Entoni Dejvis po pret përpara se të rinovojë, ashtu po bën edhe Antetokumbo me Miluokin. Fjala është që ylli i madh me pasaportë greke dhe origjinë afrikane mund të kalojë n Kaliforni në verën e 2021-it, pra pas përfundimit të sezonit të ardhshëm. Po atëherë, kush mund të luftojë me Lejkërsat për titull? Ndoshta Bruklini që do të ketë Kevin Durantin, Kajri Irvingun dhe Xhejms Hardenin, apo do të kemi një kthim të Golden Stejtit?!

Sfidanti.al