Legjenda  Nastase.. me mire qepe gojen, pezullohet tre vite nga tenisi

Tenisti legjendar rumun, Ilie Nastase, është dënuar nga ITF-ja (International Tenis Federation) që të mos mbajë, gjatë tre viteve të ardhshëm (deri më 31 korrik 2020), asnjë funksion në organet përkatës dhe të mos angazhohet në asnjë konkurrim qëështë në kompetencë të ITF-së. Nastase u dënua, për shkak të komenteve të tij raciste në adresë të tenistes amerikane, Serena Uiliams, sulmeve verbale të tij kundër anëtarëve të komitetit drejtues të Kupës së Federatave dhe përfaqësuesve të organeve të medias.

Midis të tjerave, Nastase bëri një koment të pahijshëm, me konotacion racist, lidhur me fëmijën ende të palindur të Serena Uiliamsit. Po ashtu, Nastase bëri komente seksiste edhe në adresë të trajneres së ekipit të Britanisë së Madhe, Ane Keotavong.

Sfidanti.al