Legjenda Mo Farah e vijon dominimin e 10000 m edhe në Botërorin e Londrës

Domimini i Mohamed Farah në garën e 10 000 m nuk ndërpritet aspak. Në botërorin e Londrës, atleti britanik u konfirmua kampion i botës në këtë disiplinë duke fituar medaljen e tretë të artë radhazi në një botëror të Atletikës. 26 minuta 49 sekonda e 51 të qintat ishte koha e shënuar nga Farah në këtë garë ku iu desh që në 1500 m të fundit të niste kalimet radhazi të kundërshtarëve të tij për të prerë i pari vijën e finish. Medalja e argjendtë i shkoi Joshua Kiprui Chepheteti nga Uganda, ndërsa ajo e bronztë u fitua nga keniani Paul Kipgnetich Tanui. Siç e përmendëm më sipër, për Farah ky është titulli i tretë radhazi botëror pas atyre të  fituar në 2013 dhe 2015. Këtu shtojmë meadaljet e arta edhe në Lojërat Olimpike të 2012 e 2016. Duke marrë parasysh edhe titullin evropian të fituar në Zyrih në 2014, për Farah suksesi i së premtes në mbrëmje ishte triumfi i 6 radhazi. Është titulli i radhës i një karriere legjendare për një nga yjet më të shndritshëm të atletikës botërore.

sfidanti.al