Legjenda gjermane, Frencel, titulli i 6-të botëror në ski nordike

Nuk janë vetëm skitë alpine që zbukurojnë sportet e dimrit. Pak më të ngadalshme, por më shumë epike janë edhe skitë nordike, ato ku kombinohen përgatitja e shkëlqyer fizike me vullnetin e karakterin e hekurt, dhe ai që po mrekullon më shumë prej vitesh është një gjerman. Erik Frencel, 30-vjeçari nga Anaberg-Buholci i Saksonisë, fitoi titullin e 6-të botëror, pas suksesit të arritur në Zefeld të Austrisë.

Frencen garon në garat e kombinuara nordike dhe tashmë është sportisti më i madh në historinë e këtij sporti. Ai ka 6 medalje ari në Kupën e Botës, po aq sa shoku i tij i skuadrës, gjermani tjetër Rixek (Rydzek), por ka më shumë medalje argjendi dhe bronzi. “Faleminderit, faleminderit”, – ishte thirrja e kampionit pasi kaloi finishin.

Atleti i madh gjerman garon në dy disiplina të skive nordike, atë të distancave të gjata (kros-kauntri – cross country) dhe në kërcimet nga trampolina (ski xhamping – ski jumping). Frencel fitoi dy medalje ari olimpike individuale (2014, 2018), një medalje ari olimpike ekipore (2018), si dhe një medalje argjendi e dy bronzi. Në total, në kupat e botës, ai ka arritur 43 fitore.

Sfidanti.al