Lebroni ndjek Antetokumbon dhe kualifikohet, por heroi numër 1 ishte Entoni Dejvisi!

Për momentin topi mund të rrotullohet e të shënohen koshat. Ashtu siç premtuan, basketbollistët e NBA-së u kthyen në parket për ndeshjen e plej ofit, ndërsa një sy mbahet gjithnjë nga fushata kundër racizmit e kundër sjelljes së herë pas hershme të policisë amerikane. Menjëherë, sfidat ishin të yjeve më të mëdhenj dhe ata i zgjidhën me sukses. Los Anxhelos Lejkërsat, të udhëhequr nga Lebron Xhejmsi dhe Entoni Dejvisi, fitua ndaj Portlendit, 131-122, dhe u kualifikuan për në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore.

Lebroni ishte i shkëlqyer, me një tripëll dabëll, 36 pikë, 10 topa në tabela e 10 asistë, por njeriu që realizoi më shumë ishte Dejvisi. Qendra shtatlartë pati 43 pikë, një kulm i vërtetë, duke shtuar edhe 9 topa në tabela e 4 asistë. Të dy së bashku ishin autorë të 79 pikëve, aq sa në Europë zakonisht shënon një ekip i tërë. Portlendi vuajti shumë mungesën e yllit kryesor, Damien Lilard, që ishte i dëmtuar, ndonëse Mekkallëm shkëlqeu me 36 pikë, e shumë mirë luajtën edhe basketbollistët e tjerë.

Sfidanti.al