LeBron Xhejms shënon 42 pikë, Lejkërs fundos San Antonion

Los Anxheles Lejkërs zhyt akoma më thellë në krizë San Antonion. skuadra kaliforniane fitoi ndaj Spërsave me rezultatin 121-113 duke iu shkaktuar atyre humbjen e 11 sezonale. lebron xhejms ishte i papërmbajtshëm në këtë ndeshje me ‘the King’ që e mbylli ndeshjen me 42 pikë të shënuara. por në këtë fitore të Lejkërs dhanë kontributin e tyre edhe Kuzma me 22 pikë, Kalduell-Pop me 12 dhe Boll me 14 pikë. Te San Antonio DeRozan dhe Gej shënuan 32 dhe 31 pikë, statistika që nuk iu hynë në punë teksanëve

Golden Stejt dhe Klivlen kanë qenë skuadrat që i kanë dhënë tonin kampionatit të NBA në vitet e fundit dduke qenë shpesh në finalen e madhe të këtij kampioonati. por këtë sezon gjërat kanë ndryshuar shumë pasi skuadra nga Ohio pas largimit nuk është më ajo e sezoneve të fundit dhe kjo u pa edhe në këtë përballje të cilën Uorriors e fitoi me lehtësi 129-105 duke bërë që Klivlend të regjistrojë bilancin prej 5 fitoresh e 19 humbjesh. Stiven Kërri ishte njeriu i ndeshjes për Golden Stejtin me 42 pikë, ndërkohë që spiakti dhe Durant me 25 pikë, 10 topa në tabelë e 9 assist.

Toronto po dominon me forcë Konferencën e Lindjes dhe këtë ajo evërtetoi edhë në sfidën me Filadelfian, skuadrën që renditet në vendin e tretë. Skuadra e Raptors arriti të fitojë ndaj 76ers 113-102 duke regjistruar suksesin e 21 sezonal. Butler për Filadelfian me 38 pikë e 10 topa në tabelë e Leonard për Toronton me 36 pikë ishin më të mirët në parket për të dyja skuadrat në këtë ndeshje, ndërkohë që për kanadezët u dalluan edje Valanciunas me 26 pikë e Ibaka me 18.

sfidanti.al