Lebron spektator për Lejkërsat, dhe nuk po bëhet ende mirë

Nuk është se ka shumë kohë për të humbur në karrierë, por dëmtimet nuk mund t’i kontrollojë. Lebron Xhejms e ndoqi sërish qetësisht në një ulëse ndeshjen e Los Anxhelos Lejkërsave ndaj Çikago Bullsit, në “Stejpëlls Sentër”. Më në fund një fitore, 107-100, por kanë qenë vetëm 4 suksese në 11 ndeshjet që kalifornianët kanë luajtur pa “Mbretin”.

Pyetja normale është: Kur do të kthehet Lebroni? Një gazetar i televizionit amerikan, ESPN, Brajan Uindhorst, nuk shprehet shumë optimist. “Do të duhen të paktën edhe dy javë, – theksoi ai, – kam pyetur dhe më kanë thënë se nuk po bëhet ende aq mirë sa duhet”. Xhejms mungon që nga 24 dhjetori, në ndeshjen e fituar në fushën e Golden Stejtit.

Tashmë, Lejkërsat do të kenë ndeshje tepër të vështira, dhe radha është e tillë: Oklahoma, Hjuston, Golden Stejt. Edhe sikur Lebroni të ishte në parket, do të kishte qenë e zorshme të fitoheshin, jo më kush skuadra nuk e ka kapitenin e saj.

Sfidanti.al