Lebron, e vështirë përballë një Xhejms Hardeni të frymëzuar

Një nga ndeshjet më të bukura të NBA-së u luajt mbrëmjen e fundit. Hjuston Rokits-Los Anxhelos Lejkërs do të thotë edhe Xhejms Harden përballë Lebron Xhejmsit, dhe sfida e justifikoi interesimin e mbi 20 000 spektatorëve në Arenën “Tojota”. Skuadra nga Teksasi e mundi atë nga Kalifornia, 126-111 dhe Harden fitoi duelin me Lebronin.

Kapiteni i vendasve, madje, arriti një tripëll dabëll, dhe këtë duke shënuar plot 50 pikë. “Mjekra” shtoi edhe 10 topa në tabela, si dhe 11 asiste, duke qenë vendimtar në periodën e katërt. Po ashtu, ai vodhi dy topa nga kundërshtarët.

Lebron u përgjigj me 29 pikë, por nuk shkëlqeu në elementët e tjerë, pasi pati vetëm 5 topa në tabela, 4 asistë dhe dy vjedhje topi. Kajl Kuzma ishte lojtari tjetër i dalluar nga Lejkërsat, me 24 pikë.

Harden po përpiqet të kthejë Hjustonin aty ku ishte sezonin e kaluar, kur luftoi për titull, dhe doli skuadra më e mirë në Perëndim, por detyra mbetet e vështirë pasi teksanët kanë 13 fitore e 14 humbje deri tani. Lejkërsat janë në bilancin 17-11.

Sfidanti.al