Lajm i mirë për Garën e Monzës; qëndron në botërorin e Formula 1

Tifozët italianë e ata të Ferrarit gëzohen shumë nga lajmi i kësaj të martë. Cmimi i Madh i Monzës në Formula 1 do të vazhdojë të jetë në kalendarin e këtij kampionati edhe për 5 vjet të tjerë, më saktë në periudhën 2020-2024. Automobile Club Italia tashmë ka arritur në një akord me Liberty Median për rinovimin e kontratës për garën në pistën e Monzës.

Në një komunikatë për shtyp, ACI konfirmoi gjithcka duke shtuar se presidenti i këtij institucioni Anxhelo Stiki Damiani ka detyrën për të vijuar bisedimet me pronarët e Formula 1 që kontrata të firmoset zyrtarisht sa më shpejt të jetë e mundur, kështu që edhe bashkëpunimi do të bëhet operativ.

Monza ka organizuar garën e parë të Formula 1 në 1921 dhe tashmë numri i tyre në këtë pistë ka arritur në 88. Pista është e gjatë 5.7 km dhe pilotët që kanë fituar më shumë në të janë Mikael Shumaher dhe Ljuis Hamilton nga 5 herë secili, ndërsa skuadra me më shumë triumfe është Ferrari me 19 të tilla. Vitin e kaluar ishte Hamilton me Mercedes që fitoi Cmimin e Madh të Monzës, i ndjekur nga Kimi Raikonen dhe Valteri Botas.

sfidanti.al