LA Lakers kujton Kobe Bryant: Të shkatërruar, përjetë në zemrat tona

Los Angeles Lakers pas anulimit të ndeshjes kundër LA Clippers u kthyen të stërviten për herë të parë pas vdekjes së Kobe Bryant në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Portland Trail Blazers. Skuadra kaliforniane  pas kësaj lëshoi komunikatën e parë zyrtare që nga momenti kur ndodhi aksidenti tragjik

‘Jemi të shkatërruar dhe do të jemi gjithnjë të tronditur nga humbja e papritur e Kobe Bryant e vajzës së tij Gianna-theksohet në komunikatën e LA Lakers-I dërgojmë Vanessës, familjes së Bryant dhe atyre të pasagjerëve të tjerë, të gjithë dashurinë tonë. Fjalët nuk mund të shprehin se cfarë domëthënie kishte Kobe për Los Angeles Lakers, tifozët tanë, qytetin tonë. Më shumë se një lojtar basketbolli, ai ishte një baba I dashur, një bashkëshort dhe një shok skuadre. Dashuria e tyre dhe drita do të mbeten në zemrat tona përgjithmonë’

Ndërsa trajneri Frank Vogel theksoi se te skuadra e LA Lakers të gjithë janë shumë të trishtuar për këtë tragjedi, por ata duan të përfaqësojnë atë për të cilën fliste Kobe, më shumë se cdo gjë tjetër. Vogel shtoi se skudra gjithnjë ka dashur ta bëjë atë të ndihet krenar dhe kjo nuk do të ndryshojë tani’

Sfidanti.al