Kyrie Irving I tronditur; refuzon të luajë derbin e New Yorkut

‘Show must go on’; NBA zgjodhi që të mos e ndalojë kampionatin pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant duke konfirmuar zhvillimin e ndeshjeve. Ishte një cështje e komplikuar për drejtuesit e Ligës Amerikane të Basketbollit për të pezulluar ndeshjet, por kjo nuk e ka penguar Kyrie Irving të refuzojë të zbresë në parket për të luajtur derbin njuorkez mes Brooklyn dhe Knicks pas ndarjes nga jeta të mikut të tij më të mirë.

Menjëherë sapo mësoi lajmin tragjik, Irving kërkoi lejen nga  drejtuesit e skuadrër për të mos luajtur në Madison Square Garden, një kërkesë që iu miratua nga këta të fundit

Sfidanti.al