Kyrgios nuk ua kursen kritikat, protagonistëve të Adria Tour: Askush të mos flasë për budallallëqet e mia

Nick Kyrgios ishte një prej tenistëve që kritikoi më ashpër sjelljet e kolegëve të tij që morën pjesë në ‘Adria Tour’ ku 8 persona rezultuan pozitivë me coronavirus mes të cilëve 4 tenistë profesionistë si Novak Djokovic, Borna Coric, Grigor Dimitrov dhe Viktor Troicki

Australiani qe e kaloi kohën e izolimit në Canberra dhe që ishte kundër rifillimit të aktiviteteve tenistike pa dalë vaksina anti-Covid, duket se mori një assist nga lajmi që edhe numri 1 i botës Djokovic rezultoi pozitiv me coronavirus. ‘Lutem për të gjithë ata që janë prekur nga Covid 19. Askush të mos thotë gjë për budallallëqet dhe veprimet e mia të papërgjegjshme, sepse ky ishte maksimumi-shkruante Kyrgios në rrjetet sociale

Kyrgios, i etiketuar si ‘bad boy’ I tenisit, kritkoi edhe vendimin për zhvillimin e US Open pavarësisht pandemisë dhe paralajmëroi se do të udhëtojë në Neë York  me një EPI. Në të njëjtën kohë, po nëpërmjet rrjeteve sociale, Kyrgios bëri një pyetje për Nadal, Djokovic, Federer nëse e shihnin me leverdi zhvillimin e US Open, një mënyrë kjo për t’I vënë nën presion.

Sfidanti.al