Ky vit mbahet mend jo vetëm për koronën, ndoshta lufta Fjuri-Xhoshua!

Deri tani nuk kanë pasur rast të përballen ne ring, por kjo mund të ndryshojë. Interesimi është i madh për të provuar një duel mes dy boksierëve më të mirë të botës sot, që për herë të parë në histori janë që të dy britanikë, Tajson Fjurit dhe Entoni Xhoshuas. Shumë klauzola dhe probleme dukej se e pengonin të realizohej kjo dëshirë e publikut, por duket se diçka ka nisur të lëvizë. Vetë promotori i Xhoshuas, Edi Hern, ka treguar se ka pasur kontakte me palën tjetër, dhe se ndoshta ndeshja mund të bëhet këtë vit, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të virusit.

Kjo mund të ndodhë diku nga fundi i këtij viti, ndonëse nuk dihet sesi do të jetë puna me spektatorët, dhe se ku mund të zhvillohet dueli, në Las Vegas apo në Londër. Herni thotë se kriza financiare e shkaktuar nga virusi mund ta shtyjë ndeshjen vitin tjetër, pasi mund të mos gjenden paratë e duhura. Një problem është Diontej Uajlderi, ish-kampioni i botës i mundur nga Fjuri, që ka të drejtën të kërkojë revanshin. Pritet që amerikanit t’i ofrohet një shumë e madhe parash për t’u tërhequr këtë herë.

Sfidanti.al