Kush tha se Mark Gasol  ka ndërmend të ikë nga Toronto

Basketbollisti qendër spanjoll, Mark Gasol, edhe në sezonin e ardhshëm do të qëndrojë te Toronto Raptorsat që sapo është shpallur kampion i NBA-s, pasi mundi në serinë finale Golden Stejtin.

Në fakt, Mark Gasoli tani është lojtar i lirë, por ai ka vendosur që ta shfrytëzojë një klauzolë në kontratën e tij, sipas së cilës ai, po të dojë, mund të vazhdojë të luajë me këtë klub kanadez. Kështu, gjatë sezonit të arshshëm ai do të fitojë 26,6 milionë dollarë në Toronto dhe do të luftojë përsëri për trofeun e NBA-s. Edhe vetë Toronto është e kënaqur që Gasoli vendosi që ta vazhdojë bashkëpunimin më këtë klub.

Gasoli ka ardhur te Toronto në muajin shkurt dhe me përvojën e tij të madhe ai luajti një rol të rëndësishëm në triumfin e këtij klubi në serinë finale të NBA-së kundër Golden Stejtit. Para se të vinte në Toronto, Mark Gasoli ka luajtur gjatë 11 sezoneve me Memfis Grizlin, me të cilin ai ka luajtur gjashtë herë në play off.

Sfidanti.al