Kush është numri 1 i historisë për Tajsonin? Muhamed Aliu!

Së fundi bëri përshtypje një ndeshje virtuale në kompjuter mes dy gjigandëve të boksit, pikërisht mes atij që quhet më i madhi, dhe të tmerrshmit Majk Tajson. Në duelin virtual, Tajsoni fitoi me pikë ndaj Muhamed Aliut, por fjalët që boksieri më i ri tha për legjendën më të vjetër, bënë edhe më shumë përshtypje. “Unë mund të fitoj në një duel virtual, – tha Tajsoni, – por, unë nuk do të mund të fitojë në një ndeshje të vërtetë ndaj Aliut. Ai është më i madhi që ka ekzistuar në të gjitha kohëve”.

Të dy boksierët kanë pasur një karrierë gati 20-vjeçare, në të cilën Tajsoni fitoi 50 nga 58 ndeshjet që zhvilloi, ndërsa Aliu arriti 56 fitore ne 61 duele. Tajsoni arriti më shumë fitore me nokaut, 44 ndaj 37. Gjithsesi, Muhamed Aliu triumfoi ndaj rivalëve si Soni Liston, Xho Frejzër, Ken Norton apo Xhorxh Foreman, në një epokë kur konkurrenca në kategorinë e rëndë të boksit profesionist ishte shumë e fortë.

Sfidanti.al