Kush do të jetë trajner i Novak Gjokoviçit…një me origjinë turke

Lajmet më të fundit thonë se Patrik Muratoglu, ish-i dashuri dhe trajneri aktual i Serena Uiliamsit, do të stërvisë tenistin serb, Novak Gjokoviç, në Madrid. Në fakt, ky trajner me origjinë turke, gjatë kohëve të fundit, është parë në sektorin e tribunave, ku qëndrojnë ulur njerëzit e Noles, por dikush thonë se ai ka qëndrur atje në cilësinë e mikut të Gjokoviçit dhe asgjë më tepër. Por, sidoqoftë, shenjat e sponsorizimit të Novakut dalloheshin edhe në veshjen e Muratoglut. Gjokoviçi, pas shkarkimit të kohëve të fundit të të gjithë stafit të tij të trajnerëve, ka bërë të ditur se është vënë në kërkim të një trajneri personal që do të jetë në gjendje që ta kthejë atë në formën më të mirë të tij.

Ndërkohë, duhet të theksohet se Nolja edhe më parë është stërvitur te Muratoglu. Gazeta “Dejli Telegraf”, nga ana e saj, publikoi, ditët e fundit, një lajm sensacional se trajner i ri i Novakut do të jetë ish-tenisti i famshëm amerikan, Andre Agasi. Madje, kjo gazetë pretendonte se, tanimë, është rënë dakord për të gjithë detajet e marrëveshjes dhe, së shpejti, Gjokoviçi do të fillonte stërvitjet me trajnerin e ri. Agasi, në fakt, ndodhet prej shumë kohësh në botën e tenistit dhe ai ka lidhje të ngushta biznesi me shumë shkolla tenisi në të gjithë Amerikën, gjë që e ka forcuar shumë statusin e tij si trajner.

Sfidanti.al