Kur të mbron ‘armiku’, Hamilton: Më shumë respekt për Vettel

Sebastian Fetel prej kohësh është vënë në shënjestrën e kritikabve të medias për shkak të gabimeve të vazhdueshme në pjesën e dytë të sezonit të Formula 1. Piloti gjerman pas Cmimit të Madh të Japonisë është praktikisht jashtë luftës për titull pasi difeërenca mes tij dhe Hamiltonit kryesues ka shkuar në 67 pikë.

Është pikërisht britaniku, ‘armiku’ i gjermanit që i del në mbrojtje Fetelit duke i bërë apel medias nëpërmjet rrjeteve sociale që të tregojë më shumë respekt ndaj 4 herë kampionit të botës në Formula 1.

‘Besoj se media duhet të tregojë më shumë respekt për Fetelin-lexohet në postimin e Ljuis Hamilton ne Instagram-nuk mund ta imagjinoni sa e vështirë është ajo që bëjmë ne në këto nivele, është e vështire për cdo sportist që është në kulmin e aktivitetit. Është kuptueshme që ne si njerëz që jemi mund të bëjmë gabime, ajo që ka rëndësi është se si i korrigjojmë’.

Ferrari shpreson që ky mesazh ta ndihmojë Fetelin si në aspektin psikologjik ashtu dhe në atë sportiv me paraqitjet e tij në pistë në garat e mbetura të kampionatit

sfidanti.al