Kryevepër e Lëklerk, Monza bëhet e kuqe si Ferrari

Sharl Lëklerk ha vinto il GP d’Italia e riportato una Ferrari sul gradino più alto del podio di Monza a 9 anni di distanza dall’ultima volta. Il monegasco ha trionfato al termine di una gara tiratissima, in cui ha dovuto tenere a bada le scatenate Mercedes di Bottas e Hamilton, rispettivamente 2° e 3° al traguardo. Gara buttata da Sebastian Vettel, che è finito in testa coda in avvio, è stato penalizzato e ha poi chiuso addirittura 13°.

Tashmë Ferrari e ka mbyllur periudhën e thatësirës së fitoreve në Formula 1. Pas suksesit në SPA Kokëkuqja shënoi një fitore të rëndësishme edhe në garën e shtëpisë në Monza ku edhe këtë radhë ishte Sharl Lëklerk ai që triumfoi në pistë, një sukses ky që në pistën italiane për Ferrarin vjen pas 9 vitesh.

Ishte kjo një fitore që erdhi pas një beteje emocionuese mes Lëklerk dhe dy makinave Mercedes, Valteri Botas dhe Ljuis Hamilton. Ashtu sikurse edhe në Belgjikë, piloti nga Monako u shfaq fenomenal teksai rezistoi presionit pavarësisht disa gabimeve të kryera e ndonjë paralajmërimi të komisarëve të garës duke I mbajtur në ankth të gjithë tifozët e Kokëkuqes të pranishëm në tribunë

Por në fund ata mundën të festojnë këtë fitore me Lëklerk që duket se është bërë idhulli i ri I tyre dhe e gjithë kjo në një të dielë krejtësisht për t’u harruar të Sebastian Fetel. Gjermani kur ishte në vendin e katërt po kërkonte që të arrinte dy makinat Mercedes. Pasi doli nga pista hyri sërish në mënyrë të papritur duke u përplasur me Stroll, kjo solli edhe penalizimin me 10 sekonda në pit stop me Fetel që e mbylli garën në vendin e 13 që trishton atë dhe vetë tifozët e Ferrarit me gjermanin që duket se është hija e vetvetes

Botërori vazhdon t’I buzëqeshë Ljuis Hamilton pavarësisht strategjisë së gabuar të skuadrës së tij që I dha mundësinë Botasit ta mbyllë garën në vendin e dytë përpara tij dhe të rekuperojë 4 pikë kundrejt britanikut. Paraqitje të shkëlqyer bëri Renault me Ricciardon që u rendit në vendin e katërt dhe Hulkenberg në të pestin, duke regjistruar edhe pozicionimin më të mirë të tryre në këtë sezon. Maks vershtapen me Red Bull që u nis nga vendi fundit ishte autor I një sërë parakalimesh por nuk mund të shkojë më shumë se vendi I 8 pas Albon dhe Perez.

sfidanti.al