Krishtlindje fatlume për Lebronin, Lejkërsat nuk humbin nga 25 dhjetori!

Sikur nuk deshi t’i bënte shumë dëm ish-ekipit të tij, por nuk pati zgjidhje tjetër. Edhe pse luhej në Los Anxhelos, Lejkërsat e panë punën pisk ndaj Klivlendit, dhe Lebron Xhejmsi u detyrua “të ngjitej në katedër” në periodën e tretë, due vendosur fatin e përballjes së radhës. Shënoi 31 pikë në 32’42”, kapi fare pak topa në tabela, vetëm 2, ndërsa shërbeu 8 asistë që i shërbyen për diçka.

Në fund, shifrat ishin 128-99, në një sukses bindës, fitorja e 9-të radhazi, ndërsa Lejkërsat nuk humbasin që nga Krishtlindjet. Entoni Dejvis nuk luajti as këtë herë, ndërsa po përpiqet ta marrë veten nga dëmtimi i pësuar pak ditë më parë. Me 8 asistët e dhënë, Lebroni kaloi Ajsajah Tomasin, duke qenë në vendin e 8-të të renditjes së të gjitha kohëve për asistët në NBA. Ai ka 9 062 asistë, ndërsa këtë sezon është i pari në këtë statistikë në kampionat, me 10.7 për ndeshje.

Sfidanti.al