Krenaria e Tongës: E realizova ëndrrën time, s’u përplasa me pemën!

Historia olimpike e përfaqësuesit të minishtetit-arkipelag (grup ishujsh), Tonga, Pita Taufatofua, u publikua gjerësisht nga medimet botërore, pasi ky skiator luftarak e këmbëngulës që e kishte parë me sy dëborën, për herë të parë, para një viti e gjysmë, arriti që ta përfundoi garën e gjatë 15 km cross cuntry.

Skiatori Taufatofua, në këtë garë, doli shumë mbrapa fituesit të garës, Kolonja. Flamurmbajtësi nga Tong erdhi afro 23 minuta mbrapa skiatorit që zuri vendin e parë, por, megjithatë, ai, në këtë garë, ku morën pjesë 114 skiatorë, la mbrapa përfaqësuesit e Kolumbisë dhe të Meksikës.

Në Olimpiadën Verore të Rio de Zhaneiros, Taufatofua i Tongës mori pjesë në artin marcial Taekvondo, ndërsa, në këto Lojra Olimpike Dimërore vendosi që të marrë pjesë  në garën e skive, duke fituar menjëherë simpatinë e dashamirësve të sportit anembanë botës.

“Para garës, i vuri vetes dy objektivë: ‘Mos bjer se do të turpërohesh dhe mos u përplas me ndonjë pemë. Unë i realizova të dy objektivët”, vuri në dukje në Pjongçang Taufatofua që, në ceremoninë e hapjes së këtyre Lojrave Dimëore, mbajti flamurin e Tongës, lakuriq nga mesi e sipër, ndërsa temperatura ishte minus disa gradë!

Sfidanti.al