“Koncert” i “tre tenorëve” europianë, përpara ndalimit të NBA-së!

Qëlluan njëkohësisht në parketin e Arenës së Dallasit, ku u luajt ndeshja e fundit e basketbollit amerikan për momentin. NBA u ndërpre zyrtarisht, deri në një vendim të dytë si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, dhe “koncerti” i fundit ishte ai i dhënë nga treshja europiane Luka Donçiç, Boban Marjanoviç e Nikola Jokiç. Ylli slloven dhe dy basketbollistët serbë u dalluan veçanërisht në fitoren e Dallasit, 113-97 ndaj Denverit, një duel rivalësh në Konferencën Perëndimore.

Donçiç pati 28 pikë, 6 topa në tabela e 9 asistë, si dhe 2 vjedhje topi, duke mos arritur dot një tripëll dabëll. Marjanoviç, ish-lojtari qendër gjigand i Crvena Zvezdës (2.24 metra), ishte shënuesi më i mirë me 31 pikë, ndërsa kapi 17 topa në tabela, pati një vjedhje topi e bëri 2 bllokime gjuajtjesh. Në krahun tjetër, tek Denveri, luajti Jokiç, që shënoi pak, vetëm 14 pikë, por shtoi 13 topa në tabela e 8 asistë. Për Denverin, shënuesit më të mirë ishin Xhamal Marrej me 25 pikë dhe Uill Barton me 23. Denveri mban vendin e tretë në renditjen e Perëndimit, ndërsa Dallasi është i 7-ti, po në këtë Konferencë.

Sfidanti.al