Kobi na e thuaj troç, të pëlqen më shumë Mesi apo Ronaldo

Kobi Brajen e ka pranuar se është shumë e vështirë të zgjedhësh në mes të Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos

Legjenda e basketbollit, Koby  është treguar shumë diplomat kur është pyetur se kush është më i mirë, Leo Messi apo Cristiano Ronaldo.

Por, ai ka qenë i qartë kur është pyetur për skuadër, pasi tha se pëlqen Barcelonën për shkak të mënyrës si luan.

“Është shumë e vështirë të vendosësh se cili futbollist është më i mirë dhe kjo varet se çafër kërkon. Për tiki-taka do të zgjedhja Messin, por nëse dëshironi më shumë agresivitet, atëherë Ronaldon”, tha Brajen në një intervistë për NBA.com.

“Ndërsa për skuadra nuk kam dyshim. Më pëlqen stili i Barcelonës, është shumë qef t’i shikosh duke luajtur”