Kobe e Gianna Bryant; përcillen në banesën e fundit me ceremoni private

Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna u përcollën në banesën e fundit  nëpërmjet një ceremonie private. Ata u varrosën në  Pacific View Memorial Park të Corona del Mar ditën e premte në një event funebër ku morën pjesë familjarët ndërkohë që nuk kishte të pranishëm as fotografë. Informacionet për ceremoninë u mësuan nga certifikatat e vdekjes të cilat zbuluan se Kobe dhe Gianna humbën jetën për shkak të një trauma kontusive, një vdekje që përkufizuar e shpejte nga dokumentat

Legjenda e NBA dhe vajza e tij ishin viktima të një aksidenti ajror me helikopter në 26 janar së bashku me 7 persona të tjerë mes të cilëve ishin edhe trajneri I baseballit, John Altobelli me bashkëshorten Keri dhe vajzën Alyssa, funeral I të cilëve u zhvillua ditën e hënë. Përsa I përket ceremonisë publike për Kobe Bryant, ajo është parashikuar të zhvillohet në 24 shkurt në Staples Center ku luan ndeshjet e NBA Los Angeles Lakers.

Sfidanti.al