“Klubi i tripëll dabëllit” ka një tjetër anëtar, Damian Lilardin!

Viti 2020 e ka gjetur me “dorë të nxehtë”, por jo vetëm duke shënuar pikë. Damian Lilard realizoi edhe diçka tjetër që nuk e kishte bërë më parë, pikërisht tripëll dabëllin e parë në karrierë. Ylli i Portlendit fitoi duelin me dyshen e Hjustonit, Xhejms Harden e Rasëll Uestbruk, duke ndihmuar skuadrën e tij që të fitonte 125-112. Lilardi shënoi 36 pikë, kapi 10 topa në tabela e shërbeu 11 asistë, dhe në përgjithësi ishte i saktë. Natyrisht, ai nuk është një specialist tripëll dabëlli, diçka që ndër lojtarët e sotëm më shumë e bëjnë Uestbruk, Xhejms apo Donçiç (pa harruar Nikola Jokiçit).

Hjustoi zhgënjeu dhe duket se nuk është ajo skuadër që mund të pretendojë për titull, ndonëse në ekip mbërriti Uestbruku nga Oklahoma. Ky i fundit ishte lojtari më i mirë në fushë me 39 pikë, 10 topa në tabela e 6 asistë, duke pasur edhe 2 vjedhje topi e një bllokim gjuajtjeje, por edhe u bllokua 4 herë në gjuajtje nga kundërshtarët. Harden pati vetëm 18 pikë, si dhe 5 topa në tabela, 4 asistë, 2 vjedhje topi e 2 bllokime gjuajtjesh. Gabimet e tij në gjuajtje ishin të shumtë.

Sfidanti.al