Kliçko: “Unë jam si Everesti që duhet ta ngjisë Xhoshua”

Boksieri veteran ukrains, Vladimir Kliçko, e paralajmëroi rivalin e tij britanik, Entoni Xhoshua, se ndeshja kundër tij do të jetë si të ngitesh Everestin, malin më të lartë në botë, më 29 prill. Ukrainasi 41-vjeçar që i ka humbur titujt e tij në kategorinë e rëndë nga Tajson Fjuri në nëntor 2015, do të përpiqëet që t’i kthejë titujt e IBF-së, WBA-së super dhe të IBO-së në ndeshjen me Entoni Xhoshuan. Humbja e Kliçkos ndaj Fjurit ishte e para mbas 11 vitesh. “Besoj se kjo ndeshje do të jetë më e rëndësishmja në karrierën time. Ju mund të ngjiteni në Everest në një periudhë të caktuar të vitit. Mund të arrini në majë, por mund edhe të mos arrini.

Por, Everesti eshtë ende këtu”, deklaroi Kliçko. Xhoshua është zotërues i titullit IBF, ndërsa titulli i WBA-së u bë vakant tetorin e kaluar, kur Fjuri kërkoi ndihmë mjekësore ndaj depresionit. Xhoshua që, më 2014, bënte pjesë në kampin stërvitor të Kliçkos, u bë profesionist, më 2013, dhe nuk ka asnjë humbje mbas 18 ndeshjesh. Sidoqoftë, Kliçko do të jetë kundërshtari i tij më i fortë deri tani, me 64 ndeshje (53 nokaute) që nga viti 1996. Ndeshjen Kliçko-Xhoshua do ta shohin në stadiumin e Londrës, “Uembli”, mbi 90 000 spektatorë, kështu që me siguri që do të thyhet rekordi përkatës që është vendosur në vitin e largët 1939.

sfidanti.al