Këshilla e Ecclestone: Duhet anuluar sezoni I Formula 1

Botërori I Formula 1 për 2020 duhet anuluar sepse me pezullimin e disa Cmimeve të Mëdha për shkak të coronavirusit, nuk mbetet një numër I mjafrueshëm garash për të përcaktuar normalisht kampionin e botës  në këtë disiplinë sportive. Është I bindur për këtë, ish kreu I Formula 1, Bernie Ecclestone.

‘Duhet të anulohet ky sezon dhe të rifillojë gjithka vitin tjetër-tha Ecclestone për rrjetin televiziv BBC-sepse nuk shoh mundësinë sesi duhet të arrijmë numrin e duhur të garave për kampionatin’.

Sipas rregullores, duhet të zhvillohen komplet të paktën 8 gara për të caktuar pilotin kampion bote. Nëse kjo do të ndodhë dhe Leëis Hamilton do të triumfojë përsëri do të barazojë rekordin e Michael Schumacher me 7 tituj botërorë për pilotë.

‘Nuk besoj se do të kishte ndonjë ndryshim-vijoi Ecclestone-do të fitonte gjithsesi, pavarësisht numrit të garave. Por do të ishte dicka e tmerrshme nëse Hamilton do të fitonte duke garuar në vetëm 8 Cmime të Mëdha, nuk do të ishte një kampionat I bukur’.

Sfidanti.al