Kërri dhe Xhejms, lojtarët më të paguar të NBA

Stiven Kërri dhe Lebron Xhejms nuk janë vetëm mbretërit e parketit në kampionatin e NBA,por edhe më ‘të përkëdhelurit’ e këtij kampionati. Ylli i Golden Stejt Uorriors dhe ai i Klivlend në fakt janë basketbollistët më të paguar për sezonin 2017/2018.

Kjo është ajo që publikon portali Hoopshype sipas të cilit Kërri përfiton  nga kontrata me kampionët e NBA,një pagë prej 34.6 milionë Dollarësh, ndërsa ‘The King’ siguron nga Kavaliers  33.8 milionë Dollarë. Vendin e tretë në këtë pikë e mban basketbollisti i Denver Nagets, Pol Millsap me  30.7 milionë Dollarë

Ndërsa  po ta diskutojmë në krahun tjetër këtë cështje dhe të shohim shpenzimet e skuadrave të NBA për pagat e lojtarëve, në këtë pikë, vendin e parë e mban Klivlend me 137 milionë Dollarë, i ndjekur nga Golden Stejt me 136.5 milionë Dollarë dhe Oklahoma në vendin e tretë me 113.8 milionë Dollarë shpenzime pagash

Sfidanti.al