Kanadaja “ra”, kampione e re e botës – Suedia

Suedia është kampionia e re e botës, mbasi ajo mundi në ndeshjen finale kampionen e deritanishme të botës, Kanadanë, në Këln, mbas gjuajtjes së penalltive, pasi e gjithë ndeshja përfundoi në barazim. Ndeshja, mbas tri pjesëve, u mbyll 1-1, ndërkohë që edhe në 20 minutat shtesë nuk u shënua asnjë gol, kështu që u desh që të gjuheshin penalltitë që të përcaktohej ekipi kampion i botës.

Në finishin “ruletë”, shkëlqeu portieri i seleksionit skandinav, Henrik Lunkvist, që priti katër penalltitë e parë të hokeistëve kanadezë, ndërkohë që ata suedezë me golat e Bakstromit dhe të Ekman-Larsonit siguruan titullin botëror. Kështu, Suedia hipi, përsëri, në majë të hokeit botëror mbi akull, duke fituar medaljen jubilare të artë të 10-të, ndërkohë që të fundit ajo e kishte fituar, më 2013.

Sfidandi.al