Jo vetëm palestër dhe boksim, Xhoshua merr një këshillë!

Kampioni i botës në boksin profesionist për peshat e rënda, Entoni Xhoshua, ka marrë një këshillë ndërsa ka hyrë në javën e fundit përpara sfidës me sfidantin Aleksandr Povetkin. Boksieri rus nuk jepet favorit, ndonëse gjithçka mund të ndodhë në “Uembli”, por Xhoshua ka nisur ta ulë pak ritmin.

“Ti duhet të flesh dhe të pushosh më shumë në shtrat, – ishin fjalët e specialistëve, – ndryshe stërvitja e tepërt do të të dëmtojë”. Xhoshua ka vendosur të ndihmohet nga shkenca dhe teknologjia, ndërsa thekson se Kristiano Ronaldo ka trup prej 21-vjeçari ndonëse është 33 vjeç, dhe kjo vetëm sepse kujdeset me mjetet më moderne, për fizikun dhe organizmin e tij.

Sfidanti.al