Jo vetëm në Champions apo në NFL; edhe në tenis ka ‘remuntada’ historike

Tana Mur është një teniste britanike që ndodhet në vendin e 145 të renditjes WTA. Por edhe pse ky pozicion nuk është i lartë, ajo rriti një rezultat fantastik të cilin janë të rrallë ata që mund ta arrijnë. Gjithcka ndodhi në turneun ITF World Tour në Sunderland ku shikuesit u bënë dëshmitarë të një përmbysjeje historike në rezultat të Tana Mur.

Britanikja po luante përballe francezes, Xhesika Ponshe dhe ishte duke humbur 0-6 dhe 0-5 me gejmin e gjashtë të setit të dytë në disavantazh 30-40. Në këtë pikë ajo bëri mrekullinë. Mur jo vetëm që arriti të anulojë pikën e ndeshjes për kundërshtaren e saj, por arriti të kthejë të gjithë situatën në favor aq sa arriti të fitojë të gjithë takimin me rezultatin 2-1 me sete 0-6;7-6 dhe 6-3.

Pas kësaj fitoreje britanikja u shfaq në rrjetet sociale teksa postoi mesazhin e saj se nuk kishte pasur asnjëherë dyshime përsa i përket përmbysjes së rezultatit.

sfidanti.al