Jo Paris, ndoshta jo Uimbëlldon për Maria Sharapovën

Parisi ia vlen një meshë, ishte shprehja e kohës së mbretërve, por askush nuk ia ofroi një meshë Maria Sharapovës. Tenistja ruse nuk do të marrë pjesë në Grad Slemin e radhës, “Rolan Garos”, pasi organizatorët nuk pranuan t’ jepnin Sharapovës një ftesë speciale. Rusja bukuroshe nuk i plotësonte kushtet nga ana teknike, pasi vuajti 15 muaj dënim për shkak të përdorimit të dopingut, ndaj edhe u përpoq të siguronte pjesëmarrjen në një mënyrë tjetër. Ekzistonte mendimi se Parisi mund ta lejonte “Mashën”, por nuk ndodhi kështu. Besohet se as Uimbëlldoni nuk do t’i japë leje speciale sportistes ruse, e cila duhet të presë vitin e ardhshëm kur të jetë 31 vjeç.

Sfidanti.al