Jep dorëheqje trajneri i Sigal Prishtinës

Petar Mijoviç ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Sigal Prishtinës, pas katër humbjeve të pësuara në po aq ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat. Mijoviç mori drejtimin para fillimit të këtij sezoni. Ai pritet të zëvendësohet nga kroati Jeronimo Sharini, i cili do të zyrtarizohet gjatë kësaj jave, citohet Express.