IOC ratifikon marrëveshjen, Lojërat Olimpike 2024 dhe 2028 në Paris e Los Angeles

Dyshimet nuk ekzistojnë më, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ratifikoi marrëveshjen e arritur përpara disa javëve për Lojërat Olimpike të 2024 dhe 2028; Parisi do të mbajë ato të 2024 dhe Los Angelesi të 2028. Thomas Bach e bëri komunikimin zyrtar në Kongresin e IOC të mbajtur në Lima të Perusë duke i gëzuar të  Komitetet Organizative të të dy qyteteve. Si për Parisin ashtu edhe për Los Angelesin do të jetë hera e tretë që do të organizojnë eventin më të madh sportiv. Kryeqyteti francez i ka organizuar më parë Lojërat Olimpike në 1900 dhe 1924  ndërsa qyteti kalifornian i ka pritur ato në vitet 1932 dhe 1984.

Sfidanti.al