‘Indy 500’, pas pole position, Scott Dixon grabitet me armë

Piloti i Indianapolis 500, Scott Dixon përjeton një moment aspak të këndshëm. vetëm pak orë pasi kishte fituar pole positon, neozelandezi e pa veten të bllokohej në makinën e tij nga 2 persona të cilët i drejtuan armën për ta grabitur duke i kërkuar portofolin dhe telefonin. Në makinë me Dixon ishte dhe bashkëshortja e tij dhe piloti dha pikërisht portofolin e kësaj të fundit duke qenë  se të tijin ai nuk e kishe me vetë. Ngjarja ndodhi pikërisht në restorantin ‘Taco Bell’, punonjësit e të cilit dorëzuan menjëherë në polici kamerat e sigurisë, pamjet filmike të të cilave ndihmuan në identifikimin e autorëve.

sfidanti.al