Iga Sviatek bën histori në Rolan Garos, dhe nuk lejon të shkruhet histori!

Është vajza më e re që ka arritur në finalen e Grand Slemit të Rolan Garosit në 19 vjet. Kjo është Iga Sviatek, polakja 19-vjeçare, një “Robert Levandovski” e tenisit, që shpreson të jetë edhe një nga më të rejat që fitojnë trofeun në Paris. Sviateku mundi argjentinasen me origjinë ukrainase, Nadia Podoroska, dhe do të kërkojë titullin në finalen ndaj amerikanes Sofia Kenin. Polakja 19-vjeçare triumfoi thellësisht 6-2 e 6-1, duke treguar forcën e saj të madhe, edhe pse ishte jo shumë e njohur deri në këtë edicion të Rolan Garosit. Podoroska po bënte historinë për vete, por nuk arriti ta shkruante deri në fund. Vajza 23-vjeçare deshi të bëhej e para teniste që arrin në finalen e një turneu Grand Slem, duke u nisur nga eleminatoret (kualifikueset). Sviateku ka humbur vetëm 19 lojra (gejme) deri tani në Paris dhe asnjë set, ndërsa fitorja e fundit u arrit për 69 minuta. Në finale kuptohet që nuk do të jetë e lehtë ndaj amerikanes Henin që mundi 6-4, 7-5, çeken Petra Kvitova në gjysmëfinalen tjetër. Henin është 21 vjeç, dhe synon Grand Slemin e dytë në karrierë.

Sfidanti.al