Ideja e re për Alonson, mund të marrë pjesë në Rally Dakar

Me mbylljen e aventurës në Botërorin e Formula 1, për Fernandon Alonso duket se do të rihapen fronte të reja. Piloti spanjoll mund të marrë pjesë në të ardhmen në Rally Dakar, që është ngjarja më e famshme e garave Rally. Fernando Alonso do të nisë shumë shpejt kryerjen e disa testeve me Tojota Hiluks me të cilën garon edhe Naser Al Atijah në këtë eveniment. Ishte drejtori i Tojota Gazu Rejsing, Glin Holl ai që e konfirmoi gjithcka teksa foli për të përditshmen spanjolle ‘Marca’.

‘Besoj se po zhvillohen ende bisedime dhe të shohim sesi do të përfundojnë-tha Holl-nëse ekziston mundësia që Alonso të garojë me Tojotën, ne do të këmbëngulim që kjo të ndodhë realisht dhe do të bëjmë një punë madhështore. Do të ishte fantastike që në Rally Dakar të merrte pjesë edhe një pilot si Fernando Alonso, do të na bënte ne mirë, por edhe sportit tonë’.

Fernando Alonso do të nisë testet me Tojota Hiluks në muajin prill pas përfundimit të garës së Rally të Katarit.
sfidanti.al