Honda-Marquez; një lidhje e pathyeshme, rinovim deri në 2024

Honda dhe Marc Marquez do të jenë bashkë deri në vitin 2024. Skuadra japoneze bëri të ditur rinovimin e kontrstës më kampionin e botës në MotoGP edhe për 4 sezone, dhe spanjolli nuk e fshehu aspak entuziazmin e tij për nënshkrimin e kësaj kontrate të re

‘Jam shumë krenar dhe I nderuar që të bëj të ditur këtë rinovim kontrate. Honda më dha mundësinë të vija në MotoGP në 2013 dhe që nga viti I parë arritëm shumë suksese së bashku. Jam shumë I kënaqur që do të vazhdoj të jem pjesë e kësaj familjeje-ishin fjalët e Marc Marquez

Marquez, 6 herë kampion bote në klasin MotoGP ka regjistruar 56 fitore, 95 podiume dhe 62 pole position me skuadrën e Hondës

‘Filluam diskutimet me Marc disa muaj para, donim që të vazhdonim punën me të, po kështu edhe ai me ne për të vijuar me fitoret. Është një kampion unik që meriton një kontratë unike dhe unë jam shumë I kënaqur-tha presidenti I Repsol Hondës, Yoshishige Nomura.

Sfidanti.al