Hjuston edhe këtë radhë nuk gabon; seria e sfidave me Golden Stejt është 2-2

Hjustoni bën përsëri mjaft mirë në parketin e tij teksa mposhti Golden Stejt 112-108 duke barazuar serinë e ndeshjeve me kampionët e NBA në 2-2. Edhe këtë radhë ishte sfida mes Xhejms Harden dhe Kevin Durant një sfidë që përfundoi me suksesin e yllit të Rokets. Ishte një sfidë të cilën e nisi më mirë skuadra e Uorriors që fitoi periodën e parë, por në të dytën, Durant e Kërri u lanë pushim dhe në parket u hodhën lojtarët e linjës së dytë. Nga kjo përfitoi Hjustoni që filloi të marrë arratinë në rezultat dhe në periodën e tretë ajo shkoi deri në 17 pikë, Por Golden Stejt kishte ende për të thënë me kampionët që e reduktuan ndjeshëm këtë diferencë falë rezultatit të pjesshëm 11-0. Por kalifornianët nuk e cuan dot deri në fund punën e tyre kështu që sfida përfundoi me fitoren e Hjustonit. Xhejms Harden e mbylli sfidën me 38 pikë, ndërsa te Golden Stejt më të mirët ishin Kevin Durant dhe Stiven Kërri me 34 dhe 30 pikë të shënuara respektivisht.

Miluoki e ka lënë pas krahëve humbjen e pësuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes me Bostonin. Skuadra e Baks triumfoi në ndeshjen e katërt të serive me Seltiks dhe tani e kryeson atë në 3-1. Në ndeshjen e zhvilluar në TD Garden, Miluoki e fitoi sfidën me Bostonin 113-101 dhe tani është shumë pranë kualifikimit për në finalen e Konferencës gjë që i mungon prej 18 vitesh. Si gjithmonë, ai që mori përsipër të drejtonte skuadrën e Miluokit ishte Janis Antetokunmpo me 39 pikë, 16 topa në tabelë dhe 4 assist duke ndihmuar skuadrën e tij që t’ia bënte të pamundur Bostonit që t’i kundërpërgjigjej

sfidanti.al