Historia e boksit, një “Ndeshje e Shekullit” 30 vjet më parë!

Shugër Rej Leonard dhe Marvelous Marvin Hagler janë dy emra nga më të mëdhenjtë e historisë së boksit profesionist. Dy njerëzit, që më të ndryshëm nuk mund të bëheshin, mbajtën gjallë këtë sport në vitet 80-të, kur ishte larguar brezi madhështor i peshave të rënda, të Muhamed Aliut, Xhorxh Foremanit, Xho Frejzerit apo Ken Nortonit. Tridhjetë vjet më parë ata u ndeshën në Las Vegas, në një “Ndeshje të Shekullit” që, në të vërtetë u quajt, “Ndeshja e Trimave”.

Hagler, kampion absolut i peshave të mesme prej 7 vitesh, ndërsa Shugër Rej tashmë i tërhequr nga boksi pasi kishte dominuar peshat gjysmë të mesme. Ishte pikërisht Leonard që e deshi i pari ndeshjen e zhvilluar në një skenë të improvizuar në parkingun e një hoteli në Las Vegas, dhe që u ndoq aty nga 15 000 spektatorë. Leonard po ndiqte një ndeshje të Haglerit me Xhon Mugabin, ndërsa ishte në shoqërinë e aktorit Majkëll Foks. Pasi Hagler fitoi me vështirësi, Leonard i tha Foksit: “Unë mund ta mposht Haglerin, unë di si ta mund”.

U deshën 9 muaj që Hagler të bindej, ndërsa Leonard pranoi shumën më të vogël të parave, në këmbim të disa gjërave të tjera. Ai pranoi 12.5 milionë dollarë ndaj 20 milionëve të Haglerit, por zgjodhi dorezat e tij të preferuara, një ring të madh dhe një ndeshje me 12 raunde, në vend të 15 rauneve që ishin standard në atë kohë.

Përballja ishte si “macja me miun”, si “Davidi me Goliadhin”, me dy stile të ndryshëm sa më s’bëheshin. Leonard, ashtu si Muhamed Aliu, kërcente dhe fluturonte në ring, këtu gjuante, këtu largohej, pastaj afrohej prapë, ndërsa Hagler ishte mishërim i forcës absolute. Gjyqtarët ia dhanë fitoren me pikë Leonardit, ndërsa Hagler deklaroi menjëherë dhe mbetet i bindur, se fituesi kishte qenë ai.

Sfidanti.alleonard hagler1leonard hagler2