Himnin kombëtar mos e mërmërit, por këndoje me zë të plotë!

Komiteti Organizator japonez i Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike që do të zhvillohën, më 2020 në Tokio, ka kërkuar që sportistët japonezë, në ceremonitë solemne, ta këndojnë himnin kombëtar me zë të plotë dhe jo ta mërmërisin atë nëpër dhëmbë. “Ai që nuk e këndon himnin, ashtu sikurse duhet, nuk e meriton që ta përfaqësojë vendin e tij në Olimpiadë”, deklaroi, dje, ish-kryeministri dhe kreu i Komitetit të sipërpërmendur Josiro Mori. “Kur ju të ndodheni në piedestal, ju lutemi, që ta mos mërmëritni himnin kombëtar  por këndojeni atë. Sportistët që nuk mund ta këndojnë himnin kombëtar, nuk duhet të konsiderohen përfaqësues të Japonisë”, vuri në dukje Mori.

Teksti i himnit shtetëror të Japonisë – “Kimi ga jo” (Mbretërimi i perandorit) është teksti më i vjetër në botë i një himni shtetëror dhe, në të njëjtën kohë, edhe një nga nga himnet shtetërorë më të shkurtër. Mori që ka qenë kryeministër gjatë viteve 2000-2001, njihet për shprehjet e tij jordinere. Kështu, më 2014, ai e qujati anglishten si “gjuhë armiqësore”, kur atë e pyetën se përse i drejtohet në japonisht një auditori ndërkombëtar.

Sfidanti.al