Hera e parë e Vershtapenit; F1, pole position në Hungari

Maks Vershtapen jetoi një moment magjik në Cmimin e Madh te Hungarisë në Formula 1. Në Hungaroring, piloti holandez i Red Bull fitoi pole positionin e tij të partë në karrierë duke vendosur edhe një rekord të pistës me kohën 1 minutë 14 sekonda e 572 të mijtat duke lënë pas pilotët e Mercedes, Botas dhe hamilton.

Për Vershtapen ajo që bëri ne Hungari ishte një kryevepër e vërtetë duke vendosur edhe këtë rekord të ri të pistës që i dha të drejtën të niset nga vija e parë e nisjes. Valteri Botas ishte ai që rivalizoi shumë me të me finlandezin që i mbylli kualifikueset me vetëm 18 të mijtat më shumë se Vershtapen i cili nëse nuk do të bëjë ndonjë gabim në start, për të gjithë do të jetë e vështirë për ta kaluar. Këtë e di shumë mirë Ljuis Hamilton i cili do të nisë garën nga vendi i tretë.

Më pas është Ferrari, forca e tretë e kampionatit. Sharl Lëklerk, pas frikës që përjetoi në sesionin e pare të kualifikuesve, arriti që në fund të fitojë betejën në familje me Sebastian Fetel me 18 të mijtat duke u renditur në vendin e katërt për të lënë gjermanin në vendin e pestë. Por ajo që shqetëson më shumë Kokëkuqen është diferenca prej gjysmë sekondi i pilotëve nga pole position i Vershtapenit

sfidanti.al