Hap tjetër i gabuar i Gjokoviçit, eliminohet ekspres në Majami

Raketa aktuale nr.1 e botës, serbi Novak Gjokoviç, në mënyrë të papritur, u eliminua që në 1/8-tën e finaleve të turneut të mjeshtrave në Majami, duke humbur ndeshjen 1-2 (6-1, 5-7, 3-6) ndaj spanjollit Robert Bautista Augt.
Tenisti serb e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke e dominuar setin e parë (6-1), por më pas loja i iku nga duart dhe problem të madh përbëu për të ndërpretja e ndeshjes, për shkak të shiut, pas së cilës ai u kthye në fushë shumë i shpërqëndruar. Tenisti spanjoll e shfrytëzoi më së miri këtë gjendje të Gjokoviçit dhe arriti ta fitoi setin e dytë 7-5 dhe atë të tretin 6-3.
Për Gjokoviçin, ky ishte eliminimi i dytë i shpejtë në SHBA, pasi edhe javën e kaluar ai u eliminua që në raundin e dytë nga tenisti gjerman Filip Kolshrajber në turneun e Indiana Uellsit.
Sfidanti.al